ZMADHIMI I GJOKSIT TEK MESHKUJT-GINEKOMASTIJA

ZMADHIMI I GJOKSIT TEK MESHKUJT-GINEKOMASTIJA

Gjinekomastia paraqet zmadhimin e gjoksit tek meshkujt e cila paraqitet si rezultat i zmadhimit të indit dhjamor të gjirit, për të cilën ndikojn shumë faktor të natyrës etiologjike

Faktorët etiologjik

Faktorët më të shpesht etiologjik janë: çrregullimet hormonale dhe metabolike, mënyra e të ushqyerit, përdorimi i medikamentëve të caktuar, çrregullimet gjenetike, paraqitja e tumorëve beninj dhe malinj, obeziteti etj.

Manifestimi klinik

Zmadhim i gjoksit i cili mund të haset tek foshnjat e posalindura, në periudhën e pubertetit- adoleshente si dhe tek popullata madhore.

Tek foshnjat e posalindura kjo paraqitje është kalimtare, ndërsa ginekomastija e paraqitur tek adoleshentët në 25% e rasteve zgjidhet me anë të operacionit

Gjinekomastia mund të jetë e një anëshme ose mund të manifestohet në te dy anët. Gjatë paraqitjes së gjinekomastis se një anëshme tek meshkujt e moshës madhore duhet të mënjanohet egzistimi i paraqitjes së ndonjë tumorit (beninj ose malinj).

Ekzistojnë katër shkallë të gjinekomastis mvarësisht nga madhësia e indit dhjamor si dhe të tepricës së lëkurës të indit dhjamor.

Parapregaditja operative dhe trajtimi operativ

Para intervenimit kryhet ekzaminimi klinik, konsultim endokrinologjik, analizat laboratorike me status hormonal dhe proçedura tjera diagnostike siç janë ultrasonografia, rezonanca magnetike, biopsionet e ndryshme si dhe parapregaditja anesteziologjike.

Intervenimi kirurgjik realizohet me anë të anestezionit lokal ose të përgjithshëm.

Mvarësisht nga shkalla e gjinekomastisë përdoren teknika të ndryshme operative. Më së shumti përdoret incizioni periareolar, ndërsa në gjinekomastitë e shkallës së katërt përdoret teknika e reduktuar e mamoplastikës. Liposuksioni nuk është metodë që përdoret tek gjinekomastia.

Materiali indor që largohet dërgohet në laborator histopatologjik ku vërtetohet ekzistimi i gjinekomastisë apo ekzistim i mundshëm i ndonjë formacioni tumoral.

Periudha postoperative

Edhe pse bëhet fjalë për kirurgji njëditore, periudha postoperative e rikuperimit zgjat 1-3 ditë, kthimi në aktivietet e zakonshme ditore pas 4-6ditë, me sugjerim nga ana e mjekut të mbahet një shtrëngues për gjoksin në periudhë prej 1 muaj. Rikthimi në rekreativitetet sportive eshtë i mundshëm një muaj pas intervenimit kirrurgjik.

Prim.D-R Dobrila Andonovska-specialist i kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive