Përveç problemeve estetike, këto ndryshime të lëkurës më shkaktuan edhe probleme psikologjike, por pasi e njohtova dr Ekaterina Nabakova nga One hospital të njëjtat u zhdukën.

Përveç problemeve estetike, këto ndryshime të lëkurës më shkaktuan edhe probleme psikologjike, por pasi e njohtova dr Ekaterina Nabakova nga One hospital të njëjtat u zhdukën.

Përveç problemeve estetike, këto ndryshime të lëkurës më shkaktuan edhe probleme psikologjike, por pasi e njohtova dr Ekaterina Nabakova nga One hospital të njëjtat u zhdukën.

Falenderim i veçantë për D-r.Nabakova dhe stafin One Hospital

Vite me rradhë kam pas vështirësi me lëkurën në pjesën e poshtme të ekstremiteteve dhe nuk mundesha të gjej një zgjidhje. Lëkura ime ishte e thatë, e trashë dhe me plasaritje, kruarje, të cilat më vonë u shëndruan në plagë. Ndryshimet filluan të më shkaktojnë shqetësime psikologjike. Vizitova më tepër mjek mirëpo nuk arrita të marrë trajtimin e duhur. Ndoshta në fillim nuk ju përmbahesha rekomandimeve të mjekëve, por pasi e kuptova seriozitetin e sëmundjes dhashë mundim tim maksimal. Por përsëri nuk arrita sukses.

Me rekomandim të mikut tim, vizitova spitalin One Hospital-Tetovë. Sinqerisht nuk pritja rezultate, por fakti që vizitova spitalin më dha pak shpresë. D-r Nabakova e caktoi diagnozën dhe më dha terapinë. Më shumë më interesonte nëse përsëri do të merrja ilaçet e njëjta, apo nëse i ndryshoi a do të kem rezultate pozitive, apo efekte anësore të padëshiruara. Prej ditës së dytë fillova të ndjejë përmirësim të gjendjes sime, ndërsa pas dy javëve këto ndryshime krejtësisht u terhoqën. Nuk munda ta besoj dhe ende ndjej frikë që mos të përsëriten ato vështirësi, por jam i lumtur se tashmë ka kush të më ndihmon.

Ju falenderoj dhe ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punë!

Deklarata e mjekut

Lëkura paraqet shtresë mbrojtëse e trupit, e cila e mbron organizmin nga ndërhyrja e mikroorganizmave patogjene edhe nga dehidrimi apo tharja, e rregullon temperaturën trupore dhe paraqet një organ shqisor shumë të rëndësishëm, që i mundëson njeriut të përshtatet në ambientin e jashtëm. Ajo është e ndjeshme në ndikimet e jashtme dhe ndaj ndezjeve të ndryshme. Kujdesi i lëkurës mvaret nga mosha, përshkak se me kalimin e kohës e njëjta ndryshon.

Nuk ekziston trajtim universal për kujdesin e lëkurës i cili përshtatet për të gjithë llojet e lëkurës, prandaj ju këshillojmë për secilin ndryshim që hasni në lekurë të paraqiteni tek mjeku juaj dermatovenerolog.

Në këtë rast ne aplikuam terapi sistematike dhe lokale e cila na rezultoi pozitivisht, por duhet të theksoj se trajtimi është individual. Trajtimi  çdoherë duhet të filloj me kohë pasi që secila vones shkakton komplikim të gjendjes fillestare.

Për fillim të trajtimit të sëmundjes është shumë me rëndësi të konfirmohen simptomet, si dhe patologjija apo natyra e sëmundjes.

Falenderojmë Z. Jusufin për besimin që pati tek ne.

Pacient i kënaqur për ne paraqet satisfaksion të madh.