PASOJAT E KONSUMIMIT TË TEPËRT TË ALKOOLIT

PASOJAT E KONSUMIMIT TË TEPËRT TË ALKOOLIT

Nata më zbavitëse e vitit si dhe festat që vijnë pas saj shpesh mund të shkaktojnë pasoja të padëshiruara për shëndetin tuaj.

Mjeku ynë D-r.Agron Palloshi,specialist-internist,ju jep disa këshilla në lidhje me PASOJAT E KONSUMIMIT TË TEPËRT TË ALKOOLIT

Një nga sëmundjet më të shpeshta që paraqiten gjatë konsumimit të tepërt te alkoolit është dhjamosja e mëlçisë e ashtuquajtur steatozë.

Çka paraqet Steatoza?
Steatoza e mëlçisë paraqet akumulim të yndyrnave në qelizat e mëlçisë,në atë sasi ku yndyrnat përfshijnë më shumë se 5% nga indi i mëlçisë.(indet normale të shëndetshme zëvendësohen nga inde dhjamore). Mëlçia mund të jetë pak apo dukshëm e zmadhuar.Steatoza zakonisht paraqitet tek personat që konsumojnë alkool,mirëpo ajo që shqetson është se shumë shpesh diagnostikohet kjo sëmundje edhe tek personat të cilët nuk konsumojnë apo konsumojnë sasira të vogla të alkoolit.Në ato raste kemi të bëjmë me steatohepatit jo-alkoolik. Tek këto persona steatoza mund të paraqitet si rezultat i mbipeshës trupore,diabetit,përdorimit të ilaçeve,dhe nga çrregullimet e ndryshme metabolike.

Fazat e sëmundjes:
Faza e parë-Steatoza apo dhjamosja e mëlçisë
Faza e dytë-Steatohepatit alkoolik,jo-alkoolik (NASH)
Fata e tretë-fibroza
Faza e katërt-ciroza e mëlçisë

Cilat janë shenjat apo simptomet?

Steatoza më së shpeshti është asimptomatike,dhe prandaj diagnostifikimi është më i vështirë.Më së shpeshti zbulohet rastësisht me anë të kontrollave rutinore.Ndonjëherë paraqitet dhimbje e lehtë ne anën e djathtë të brinjëve,herë-herë si fryerje e barkut si dhe vështirsi në tretjen e ushqimit.

Analizat laboratorike nuk janë të mjaftueshme për t’u diagnostifikuar kjo sëmundje.Metodat siç janë MR,KT përdoren për qëllime iagnostifikuese.Ndonjëherë është e nevojshme të  bëhet edhe biopsia e mëlçisë si metod më invazive.

Cilët pacientë janë më të rrezikuar nga dhjamosja e mëlçisë?
Pacientët me mbipeshë trupore
Pacientët që konsumojnë më tepër se 30ml alkool në ditë
Pacientët me sëmundje të sheqerit (diabet tip 2)
Mosha mbi 50 vjeç
Gjatë humbjes drastike të peshës,intervenime me të cilat bëhet largimi I pjesërishëm i zorrës së trashë apo të hollë
Sasi të larta të yndyrnave në gjak posaçerishtë të triglicerideve

TRAJTIMI
Trajtimi i steatozës varet nga etiologjija e sëmundjes.Nëse shkaktari është alkooli zgjedhja më e mirë është apstinimi.Terapi të veçantë nuk ka,këshillohet ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe të  të ushqyerit. Faktor rreziku paraqet mbipesha trupore. Tek 80% e pacintëve me mbipeshë trupore haset steatoza. Këshillohet apo rekomandohet dietë me konsumim të kufizuar të yndyrnave dhe karbohidrateve,si dhe aktivitet fizik. Kontrolla e parë mjekësore duhet të bëhet nga 6-8 javë pas fillimit të dietës apo apstinimit nga alkooli. Nëqoftëse enzimet fillojnë të normalizohen vazhdohet me atë regjim.

Cilat janë pasojat nga mëlçia e dhjamosur?
Më parë është menduar se steatoza nuk është sëmundje serioze dhe nuk përparon në ndonje sëmundje më te rëndë,mirëpo hulumtimet e shumta tregojnë se nëse kjo sëmundje nuk trajtohet mund të shkaktoj cirozë e kjo është sëmundje kronike e cila mund të shkaktojë vdekje.

Parandalimi dhe mjekimi
Shumica e pacientëve nuk kanë shenja dhe janë ne fazën fillestare të steatozës. Kjo gjendje mund të përmirësohet apo krejtësisht të shërohet me:
Zvogëlim të peshës trupore
Rritje të aktivitet fizik