“One Hospital”, spitali i parë privat në Tetovë, vë në funksion maternitetin e parë privat!

“One Hospital”, spitali i parë privat në Tetovë, vë në funksion maternitetin e parë privat!

Spitali i përgjithshëm One Hospital në Tetovë zgjeron kapacitetin e tij me hapjen e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili tashmë ka shkruajtur historinë e qytetit të Tetovës dhe ka ofruar për qytetarët e rajonit të Pollogut spitalin e parë privat të martenitetit. Ofron kushtet e nivelit më të lartë dhe mundësitë më të reja për monitorimin dhe ndërprerjen e shtatzënisë (lindjen) në një institucion të vetëm, me një ekip me përvojë dhe tashmë të provuar, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7. Kjo nënkupton ekzaminimin gjinekologjik dhe lindjes të cilat mund të realizohen në çdo kohë dhe në çdo periudhë të ditës ose natës, si dhe gjatë fundjavave.


Bëhet fjalë për një hapësirë ​​moderne, me teknologji dhe pajisje më të fundit që ndjek standardet botërore dhe plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

Apartamentet janë të pajisura me një ose dy shtretër dhe janë të disponueshme sipas kërkesave të nënave, por edhe sipas indikacionit mjekësor nga ana e mjekut, për të siguruar privatësinë e nevojshme nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të mos prishur komoditetin gjatë qëndrimit në spital të nënave të ardhshme. Para çdo shtrati ka një televizor të veçantë dhe programe satelitore që do t’ju relaksojnë, hapësirë ​​për shtratin e foshnjës së porsalindur, tualet që plotëson të gjitha kushtet për mirëmbajtjen e nevojave tuaja dhe higjienën personale. Higjiena në të gjithë spitalin është në nivelin më të lartë, përgjegjës për mirëmbajtjen e së cilës është një ekip i tërë i cili  është posaçërisht i trajnuar për të punuar në kushtet e spitalit.

Brenda spitalit gjendet edhe restoranti ONE Caffe i cili përgatit ushqim të ngrohtë dhe të freskët sipas porosisë dhe dëshirës së nënave por gjithmonë sipas rekomandimeve të mjekëve.

Shërbimet diagnostike

Ndjekja ambulatore që nga fillimi i shtatzënisë është një bazë shumë e rëndësishme për gjithçka që do të ndodhë më tej, kështu që ordinancat tona janë të pajisura me aparatet më moderne 3D dhe 4D të nivelit më të lartë që ofrojnë një pamje të qartë dhe mundësi për të zbuluar në kohë çrregullime të caktuara tek gratë gjatë periudhës riprodhuese, periudhës pas menopauzës, por gjithashtu mundësojnë edhe zbulimin e anomalive të mundshme tek fetusi. Testet laboratorike kryesisht kryhen në spitalin tonë dhe shkurtojnë kohën e pritjes së diagnozës, dhe në të njëjtën kohë rrisin komoditetin e pacientëve.
Për patologji të caktuara ofrojmë kryerjen e imazheve MRI me anë të aparatit 1.5 Tesla. Në spitalin tonë kryhen vazhdimisht procedura rutinore të cilat përfshijnë: skrining riprodhues, vlerësimin e fertilitetit, ekzaminime të rregullta Check-up, PAP test, metoda të kontraceptimit, monitorim të shtatzënisë, kolposkopi, infeksione vaginale, sëmundje vulvare, dhimbje pelvike dhe gjakderdhje anormale.

Procedurat mjekësore

Salla e lindjes është hapësira në të cilën pranohen nënat të cilat janë gati për lindje natyrale – spontane. Me kërkesë të nënave dhe me anë të indikacionit mjekësor, ekziston mundësia e lindjes pa dhimbje me ndihmën e analgjezisë epidurale. Nëse ekzistojnë indikacione mjekësore për gjendje të caktuara tek nëna ose fetusi, gjithmonë ekziston mundësia e lindjes operative, dmth me prerje cezariane si një zgjidhje më e sigurt.


Salla obstetrike disponon pajisjet më bashkëkohore në të cilën kryhet lindja kirurgjikale e shtatzënisë me prerje cezariane.
Disa kushte në gjinekologji kërkojnë trajtim kirurgjik i cili tashmë mund të realizohet në spitalin tonë. Bazuar në ekzaminimet e mëparshme nga mjekët tanë dhe nga anamneza gjinekologjike e pacienteve, merret vendim për trajtimin kirurgjik që mund të ofrojë shumë për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e përgjithshëm të nënave të ardhshme. Sigurisht, gjithmonë kur ekziston një mundësi e tillë, së pari nënave të ardhshme u ofrohet metoda më pak invazive.
Kuretazhi është një nga procedurat diagnostike dhe terapeutike që kryhet në rastet e gjakderdhjes anormale të mitrës (gjakderdhje të parregullt, gjakderdhje të dyshuar malinje ose premalinje, gjakderdhje pas menopauzës), mbajtjes së materialit endometrial, vlerësimit të gjetjeve intrakavitare nga procedurat e imazhit (gjetje anormale të endometrit përveç polipeve ose miomave), vlerësimit dhe heqjes së lëngut të mbajtur në hapësirën e endometrit (hematometri, piometri) ekzaminimin e përmbajtjes dhe çlirimin e stenozës, në rastet e hipertensionit endometrial me gjakderdhje të rëndë, në rastet e mënjanimit të polipeve endometriale ose fibiomave më të vogla pedikulare, miomave submukozale dhe heqjen e IUD.
Ndërhyrjet laparoskopike në të cilat përfshihen diagnostikimi laparoskopik, heqja e vezoreve, tubave fallopiane, histerektomia totale dhe supracervikale, serklazhi laparoskopik dhe sterilizimi laparoskopik gjithashtu kryhen nga mjekët tanë gjinekologë.
Sipas ligjit të Republikës së Maqedonisë Veriore, do të realizohet e drejta për kryerjen e abortit artificial, i cili do të kryhet në mënyrë profesionale duke përdorur metodat dhe teknologjitë më moderne.


Departamenti i neonatologjisë përbëhet nga 5 dhoma të veçanta me pajisje moderne nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe prani të stafit të cilët monitorojnë nga afër foshnjat e porsalindura dhe plotësojnë nevojat e tyre sipas udhëzimeve të dhëna nga mjekët gjatë ditëve të para nga lindja deri në daljen nga spitali.

Ekipi mjekësor

Ekipi mjekësor është i përbërë nga pesë gjinekologë të nivelit më të lartë me përvojë shumëvjeçare si pjesë e ekipeve të materniteteve publike dhe private në të gjithë vendin, dhe një pjesë e tyre janë themeluesit të tyre. Një segment shumë i rëndësishëm është ekipi i anesteziologëve dhe neonatologëve për të cilët gjithashtu jemi tepër krenarë, sepse ato sëbashku janë një lidhje e fortë dhe e pathyeshme që kontribuojnë për realizimin e suksesshëm të lindjes dhe ardhjen e shëndetshme të foshnjës në jetë. Me mbi 5000 lindje të suksesshme dhe më shumë se 1000 ndërhyrje në fushën e gjinekologjisë, ekipi ynë është i gatshëm t’u përgjigjet nevojave të këtij rajoni.

Ekipi drejtohet nga Prim. Dr. Mendu Jegeni, dhe është i përbërë nga Dr. Irena Gosheva, Dr. Zoran Jovanovski, Dr. Gordana Kiprovska dhe Dr. Ejub Ejub – specialistë në gjinekologji dhe obstetrikë; Prof. Dr. Katica Piperkova dhe Dr. Ollgica Nikollovska – specialistë pediatër-neonatologë; Dr. Tashe Spirovski dhe Dr. Meri Atanaskovska – specialistë në anesteziologji dhe reanimacion.