One Hospital dhe Festivali Bletëzat 2019

One Hospital dhe Festivali Bletëzat 2019

Mbrëmë Tetova përjetoi një spektakël të vërtetë, pasi që në qendrën për kulturë u mbajtë edicioni i 25 i festivalit të këngës për fëmijë Bletëzat 2019.

Në këtë festival, performuan 17 fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare, me këngë nga autorë të ndryshëm. Ku fituese e këtij edicioni ishte këngëtarja 6 vjeçare nga Tetova Tuana Bushi, me këngën e saj “Kukulla”, Salla e qendrës për kulturë ishte shumë e vogël për të pritur të gjithë dashamirët e këtij festivali.

Festivali dhe Kënga për Fëmijë janë një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë së pafund të interpretuesve të rinj ndaj muzikës, nëpërmjet së cilës shndërrohen dëshirat, gëzimet, përjetimet, ëndrrat, dashuritë, mallëngjimet e fëmijëve.

Festivalin Bletëzat 2019 këtë vit e mbështet edhe nga One Hospital. pasi shëndetin e fëmijëve dhe të të rinjve e kemi shumë për zemër.