Dr. Arben Asani: Shenjat e kancerit kolorektal!

Edhe pse është e mundur të keni kancer të zorrës së trashë dhe të mos jeni aspak në dijeni ose të mos keni simptoma, ka shenja që mund të shfaqen. Nëse vëreni gjak në jashtëqitje, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj dhe të kryeni analizat e nevojshme të rekomanduara nga mjeku.

Ekzistojnë edhe gjendje të tjera përveç kancerit të cilat mund të shkaktojnë gjak në jashtëqitje, por duhet të vizitoni mjekun tuaj për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe se nuk bëhet fjalë për prani të kancerit të zorrës së trashë. Shenja të tjera mund të përfshijnë humbjen e peshës, ndryshime në frekuencën e jashtëqitjes dhe pamjen e jashtëqitjes. Në rast të shfaqjes së donjë prej ndryshimeve të lartpëmendura duhet të nënkuptojë konsultimin me mjekun tuaj.