A mundet të shërohet fëmija autik?

A mundet të shërohet fëmija autik?

  • Çfarë paraqet Autizmi?

Autizmi është çrregullim neuro-zhvillimor kompleks, i cili fillon në fëmijërinë e hershme (nga muaji i gjashtë i foshnjërisë) dhe ndikon mbi atë se si fëmija vepron, mëson dhe ndërvepron me të tjerët.

  • Cilët janë shkaktarët e Autizmit?

Në përqindshmëri të lartë, në mbi 90% të rasteve, Autizmin e shkaktojnë faktorët gjenetikë, e të cilët, në ndërveprim me faktorët e jashtëm (faktorët që ndikojnë në fazën e hershme të embriogjenezës gjatë shtatzanisë, si dhe më vonë pas lindjes), rezultojnë me paraqitjen e Autizmit.

  • Kur do të dyshojmë se një fëmijë vuan nga Autizmi?

Fëmijët me Autizëm kanë shkallë të ndryshme të paraqitjes së simptomave që janë karakteristike për:

  1. a) Komunikimin e çrregulluar verbal dhe joverbal me rrethin social, si dhe
  2. b) Simptomat e sjelljes stereotipike të përsëritur.

Simptomat më të shpeshta janë:

– Paaftësia e shoqërimit me fëmijët tjerë dhe me të riturit;

– Mungesa e të folurit, ose të folurit i cunguar;

– Shumë i ndjejshëm, ose më pak i ndjejshëm ndaj zërave dhe tingujve të ndryshëm;

– Loja rutinore, e pazakontë, me lojëra fëmijësh;

– Vështirësitë gjatë ndryshimit të veprimeve rutinore;

– Të qamurit dhe të qeshurit pa bazë;

– I pavetëdijshëm ndaj rreziqeve përreth tij;

– Hiperaktiv ose shumë pasiv;

– Mjaft i ndjejshëm ose më pak i ndjejshëm ndaj ngacmimeve të jashtme;

– Lidhshmëria e çuditshme me disa objekte; dhe

– Mungesa e kontaktit vizuel.

  • A mundet të shërohet fëmija autik?

Po!, nëse Autizmi është i shkallës së lehtë apo të mesme të dëmtimit të strukturave trurore, si dhe nëse diagnozimi dhe terapia janë vendosur dhe aplikuar herët, ndërsa rezultatet më të mira arrihen kur terapia e Analizës së Sjelljes të Aplikuar (shkurtesa angleze ABA – Applied Behavior Analysis) është nisur nga mosha 18-24 muajshe.

Aplikimin praktik të ABA terapisë e realizon ekipi profesional i përbërë nga psikologu i fëmijëve, logopedi, defektologu, neuro-pediatri, pediatri i zhvillimit dhe sociologu, ekip ky që së pari realizon kategorizimin e shkallës së paraqitjes së Autizmit, e që më vonë gjatë terapisë, atëherë kur fëmija autik e ndjek edukimin dhe shkollimin në çerdhe dhe shkollë, është në kontakt me të ashtuquajturin asistent, i cili është edukuar për aplikimin e masave të duhura, me synim që fëmija autik në arrdhmëri të jetë individ i pavarur nga shoqëria.